Autore: fjalafest

Fjalafest dhe letërsia shqipe në Milano

artikull nga Ndue Ukaj

Një mik i imi, poet nga New Yorku, George Wallace, para disa viteve, gjatë një udhëtimi nëpër Itali, i magjepsur nga bukuritë e këtij vendi,kishte shkruar në Facebook: “Kam vdekur dhe tani jam në Itali.” Njëmetaforë e bukur për parajsën. 

A është kaq e bukur Italia?

Po, pa dyshim, për mua dhe për shumë shkrimtarë e artistë, që kanëpërjetuar ekstazë nga bukuritë e këtij shteti, që është më shumë se njështet. Sepse, ky vend, me bukuritë magjepse, është shumë më i madh seç janë kufijtë e tij. Aty janë krijuar kryevepra të pavdekshme tënjerëzimit, dhe të mundësojnë të udhëtosh nëpër kohë, të dëftojnë si jetojnë aq pranë njëra-tjetrës e bukura dhe e madhërishmja, e kaluara dhe e tashmja, shpirtërorja dhe fizikja, arti i kulinarisë me atë tëarkitekturës, i veshjes me harenë njerëzore, dhe forcën që ka arti, për të transportuar prej ferrit drejt parajsës, kur ke udhëheqës si Virgjili e shkrimtar si Dante. Prandaj, Italia nuk është vetëm një shtet, por mëtepër, një univers kulturor, shumështresor, ku përherë zbulon bukuri magjepse, gjallëri kulturore e mesazhe të forta etike e estetike. 

E kam vizituar shpeshherë Italinë, kam vizituar qytete të shumta, si Roma, Firenca, Venecia, Milano, Verona, etj., dhe secilën herë, kam përjetuar goditje nga bukuritë që të shtangin, kam përjetuar atë qënjihet si Sindroma Stendhal, një gjendje psikosomatike e shkaktuar nga ekspozimi ndaj bukurisë së madhe.

Ishte shkrimtari i njohur francez i shekullit të XIX, Stendhaldi, i cili, përshkroi përvojën e tij me bukuritë e Italisë, gjatë vizitës së tij në Firence, në vitin 1817, në librin e tij “Napoli dhe Firence: Një udhëtim nga Milano në Reggio.” Kur ai kishte vizituar Bazilikën “Santa Croce”, ku janë varrosë Niccolò Machiavelli, Michelangelodhe Galileo Galilei, ishte përfshirë nga emocione të thella dhe kishte shkruar:

“Isha ​​në një lloj ekstaze, nga ideja e të qenit në Firence, pranë burrave të mëdhenj, varret e të cilëve i kisha parë. I zhytur në soditjen e bukurisë sublime… Arrita në pikën ku njeriu has ndjesi qiellore… Gjithçka i fliste kaq gjallërisht shpirtit tim. Ah, sikur të mund të harroja. Kisha rrahje të forta të zemrës, atë që në Berlin e quajnë ‘nerva’. Jeta më ishte shterur. Ecja me frikën e rënies.”

Vërtet, ka shumë krijues, shkrimtarë, artistë e shkencëtarë tëndryshëm, që kanë kaluar nëpër eksperienca të tilla, kanë përjetuarndjesi të tilla, të thella, rrahje të zemrës, marramendje, përballëbukurisë. 

Prandaj, udhëtimet nëpër Itali kanë frymëzuar shkrimtarë e artistë tëshumtë, të gjitha kohëve. Ishte gjermani i njohur, shkrimtari J. W. Goethe, ai që ishte magjepsur nga Italia dhe thoshte se “ne të gjithëjemi pelegrinë drejt Italisë sonë.”

Ishte pranverë e hershme e këtij viti, kur shkrimtari virtuoz e miku im i dashur, Stefan Çapaliku, më thërret në kafe dhe me tregon për Festivalin e Letërsisë Shqipe, duke më ftuar në Fjalafest, në Milano,të cilin do ta kuronte ai. Pa as më të voglën mëdyshje, i thashë po. Me besimin e palëkundur, te puna e vyer dhe me shije të hollë kulturore që di të bëjë ai, dhe, me siguri, nga joshja pas një qyteti madhështor, si Milano, pranë katedrales së cilës, njeriu shtanget dhe mund tëkalojë orë të tëra i mahnitur nga bukuria, pastaj, ku mund të vizitojë“Darkën e Fundit” të Leonado da Vincit, në një qytet, ku moda, sporti,arkitektura, kafenetë, krijojnë një simfoni magjepse artistike. 

Ishin tre ditë te Sllow Mil të mbushura me aktivitete letrare, libra,debate, takime, kulinari, humor, këngë, dhe galdim zemre nga njerëztë shumë, që më dhanë kënaqësi shpirtërore, pas së cilës, kur kthehesh në realitet, të duket se je shkëputë nga një botë shumë e bukur dhe shumë e pasur.

Vërtet, ato ditë nëpër Milano ishin të mbushura me përjetime. Ishe njëe kremte për fjalën, në kuptimin më të lartë të fjalës, ku dora e pajtimit, përmes fjalës së bukur, jehonte e bashkonte krijues e përvoja, shqiptarë e italianë, për çka, ishin angazhuar shumë njerëz, por mëmeritori, ishte shkodrani Besmir Rrjoli, forca e të cilit më ka mahnitë, një punëtor i palodhshëm e i vyeshëm kulturor, që me sqimë, qetësi ekujdes, kishte organizuar gjithçka. Besmiri, kishte themeluar njëqendër shumë domethënëse kulturore, në një zonë shumë tërëndësishme të Milanos, dhe ky fakt dëftonte forcën e komunitetit shqiptar që tashmë ecte krah për krah me italianët. 

Dhe në këtë qendër, takova miq e kolegë të shumtë, duke kaluar çastegaldimi, për fjalën, me shkrimtarë, si Visari, Stefani, Ledia, Lulzimi, Andreasi, Marsela, Virioni, Durimi, Selma e Marku. Aty lexuam nëshqip, pjesë të përfshira në antologjinë “Antologjia degli autori Contemporanie albanesi”, të përkthyer në italisht nga Fabio M. e Kriselda Rocchi, që u deklamuan me një forcë melodike artistike, nëitalisht, nga aktori i mirënjohur, Indri Shiroka.

Dhe aty, dëgjova plot përvoja të panjohura më parë, të krijuesve shqiptarë në Itali, njohja shkrimtarë shqiptarë që jetonin atje e qëtashmë  shkruanin letërsi bilinguale, një forcë kjo krijuese, që tashmëka krijuar një realitet të ri në letërsinë shqipe. Atje takova, miq e dashamirë të artit e të librit, që vinin sygëzyar e me galdim, për të na takuar, në festën e fjalës shqipe. Kjo është mrekullia që shkaktonletërsia, për të cilin ushqim ka nevojë shoqëria njerëzore, sidomos ajo shqiptare, e veçmas ajo që jeton në vendet autoktone, sepse, siç thoshte Mario Vargas Llosa, “jam i bindur se një shoqëri pa letërsi, ose një shoqëri në të cilën letërsia është lënë – si një ves i fshehur – në margjinat e jetës shoqërore dhe personale, dhe është transformuar në diçka si një kult sektar, është një shoqëri e dënuar të bëhet shpirtërisht barbare, dhe madje të rrezikojë lirinë e saj.”

Dhe pas disa ditëve në Itali, kthehem në Prishtinë. Më duket se kam mbyllë një libër magjeps, një aventurë letrare, të pasur dhe po kthehem në një realitet të zymtë. 

Po çfarë ndodh me ata që i ekspozohen shëmtisë?- pyes veten, dhe përgjigja, natyrisht, nuk ka nevojë të skicohet, sepse, ajo të godet si një shtrëngatë.  

Por, megjithatë, ka shpresë, them vetmevete. Se breznia e re, ka modele dhe shpejt mund ta kuptojë se vetëm e bukura mund tashpëtojë botën, ashtu siç kanë thënë shumë të mençur, dhe po, unëbesoj nga shembuj e modele si Besmiri, e Fjalafest, besoj se mund tëvjen një brezni që e kupton se sensi i së bukurës luan një rol tërëndësishëm në formimin e njeriut e në formimin e shoqërisënjerëzore. Dhe se letërsia është një forcë e pazëvendësueshme, njëmotor për emancipimin e shoqërisë, për çka shoqëria jonë e varfër shpirtërisht, ka nevojë si mushkëritë e sëmura për ajër të pastër. 

Në këtë drejtim, ngjarjet kulturore si Fjalafest, në Milano, më ngjajnësi një gur këndi për ndërtimin e këtij realiteti, që joshet nga e bukura dhe jo nga e shëmtuara.

Sepse, sic e dimë, në agun e zanafillës, kur gjithçka ishte pa formë, ishte fjala, prej së cilës u bë gjithçka e pa të nuk bë asgjë. Kështu thotë Libri i Zanafillës, dhe fjala, vërtet është thelbi i ekzistencës njerëzore, pushteti i të cilës është i padukshëm, por është i vërteti, për formimin e realiteteve njerëzore, të mira apo të këqija. Se fjala mund të heqë apo të krijojë barriera njerëzore, kjo mirëdihet. Prandaj, përpjekja për emancipim, për humanizëm e zhvillime pozitive, është e lidhur me fjalën e bukur, prej së cilës janë krijuar vepra magjepse arti, që e bëjnë jetën njerëzore më të këndshme, që iu mundësojnë njerëzve të ëndërrojnë përherë dhe po ashtu, të dëshmojnë mizoritë e jetës. 

Si komb, për arsye të aksidenteve të rënda historike, shpeshherë jemi gjendur buzë humnere e nuk jemi ushqyer sa duhet me letërsi, me fjalën, kemi rrezikuar lirinë tonë dhe kemi ecë shpeshherë të trullosur shtigjeve të gabuara, duke mbetë prapa popujve të tjerëve. 

Fjalafest dhe ngjarjet si kjo janë një shenjë e vogël, por modele si ecetdrejt Europës, pa komplekse inferioriteti.

Copyright 2024 FjalaFest